Diplomoi gjenerata e dytë dhe e tretë e Institutit “Limak” për shërbime aeroportuale

29 janar 2018 | 13:20

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbajtur të hënën ceremoninë të diplomimit të gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit të “Limak”, për Shërbime Aeroportuale.

Drejtor i përgjithshëm i aeroportit Haldun Kokturk, ka thënë se “Limak ASI”, ka për qëllim përkrahjen e studentëve të fushave të ndryshme në zhvillimin e shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve të certifikuara ndërkombëtarisht dhe punësimin e të rinjve. “Studentët tani janë të gatshëm të përballen me sfidat e aviacionit. Pas përfundimit të suksesshëm të tre edicioneve, aeroporti ynë së fundmi ka arritur shumë. Përpjekjet tona të vazhdueshme për ofrimin e shërbimeve të larta profesionale janë pranuar ndërkombëtarisht. Kemi marrë disa shpërblime ndërkombëtare dhe kjo ka ofruar një motivim të fuqishëm për shërbimet të mëtejshme “, deklaroi Korkuturk.

Ndërkaq rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema, ka deklaruar se studentët UP-së po arrijnë suksese në shumë fusha. “UP-ja nuk mund të ketë sukses pa partnerë siç është “LIMAK”. Universiteti nuk mund të shënoj sukses më të madh se sa vetë suksesi i studentëve të tij. Për mua si i pari i UP-së “Hasan Prishtina”, asgjë nuk ka më tepër vlerë se sa të shoh në sytë e studentëve tanë atyre që UP-ja i përgatit të arrijë karrierë e të jenë të dobishëm për shoqërinë dhe ti realizojnë ë qëllimet e tyre siç e pamë në prezantimin pakë më parë. Por kjo nuk do të ishte e mundur pa partner e miq të UP-së , si “Limak”-u të cilët çdo herë kanë treguar gatishmëri për rekrutimin e studentëve tanë”, është shprehur Dema.

Kurse, Fjolla Muhadri, njëra nga studentet e cila sot ka marrë certifikatë ka thënë se përmes këtij instituti ajo është zhvilluar profesionalisht në fushën e shërbimeve të aeroportit, gjë që i ka mundësuar që sot të jetë pjesë e këtij sektori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbajtur të hënën…