Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni

29 maj 2018 | 11:41

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh.
Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garanci e paqes në rajon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…