Haradinaj pret në takim familjen e Iliri Konushevcit dhe Hazir Malajt

09 maj 2019 | 13:58

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim familjet e heronjve Ilir Konushevci e Hazir Malaj, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këto dy familje ka evokuar kujtimet për lirinë dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Në 21-vjetorin e rënies së gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj, pata nderin t’i pres sot familjet e dy Heronjve të Kosovës. Së bashku evokuam kujtime për rrugën tonë deri në liri dhe sakrificat e mëdha të popullit shqiptar. Si Iliri e Haziri, shqiptarët të bashkuar, përjetë do të jenë në mbrojtje të të drejtës së tyre”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people smiling, suitImage may contain: 1 personImage may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se Koreja Veriore dyshohet…