Haradinaj pret në takim ish-rektorin Rugova, flasin për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

12 korrik 2019 | 10:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot ka pritur në takim ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin ka biseduar për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimit të disa mediave lidhur me marrëveshjen e Ministrisë…