Haradinaj pret në takim kryetaren e KQZ-së

18 mars 2019 | 12:59

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, dhe Burim Ahmetaj.

Haradinaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për çështjet që lidhen me operacionalizimin, aspektet buxhetore dhe ngritjen kadrovike të këtij institucioni.

“Në takim me zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka dhe Burim Ahmetaj, diskutuam për çështjet që lidhen me operacionalizimin, aspektet buxhetore dhe ngritjen kadrovike të këtij institucioni”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në Zelandën e Re ka mbështetur në parim ndryshimet…