Haradinaj pret në takim misionin vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 17 tetorit

16 tetor 2021 | 14:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e Parlamentit Evropian në kuadër të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 17 tetorit, kryesuar nga eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon – Traubadel.

“Bashkëbiseduam me eurodeputetët për procesin zgjedhor, pjekurinë politike e demokratike të Kosovës në këto zgjedhje, e po ashtu edhe për sfidat e organizimit të fushatës në gjendje pandemike”.

“Falënderova Misionin Vëzhgues të BE-së, për punën e tyre të vazhdueshme në monitorimin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e tyre për demokraci sa më të konsoliduar në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin…