Kurti në takim me Llugaliun: Terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në të gjithë vendin

16 tetor 2021 | 14:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan drejtorin e Doganave të Kosovës,  Agron Llugaliun.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për medie nga Qeveria e Kosovës. “Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë. Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore”, thuhet në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga yjet e “Squid Game” ka habitur ndjekësit e…