I forti i Squid Game bën deklaratën e bujshme: Faleminderit që më bëtë milioner

16 tetor 2021 | 14:20

Një nga yjet e “Squid Game” ka habitur ndjekësit e tij pasi falenderoi botën për bërjen e tij “milioner” pas suksesit befasues të serialit.

Që kur u publikua më 17 shtator, më shumë se 111 milionë familje janë akorduar në serialin në gjuhën koreane, duke e bërë “Squid Game” shfaqjen më të ndjekur në shërbimet e transmetimit, duke tejkaluar edhe serialin shumë të suksesshëm anglez, “Bridgerton”, shkruan The Independent.

I freskët nga suksesi i shfaqjes, aktori Heo Seung-tae, i cili luan rolin e “bad boy” Jang Deok-su në “Squid Game”, shkroi në Instagram: “Faleminderit që më bëtë milioner”.

Megjithatë, ndërsa shumë mendonin se ai po fliste për t’u bërë jashtëzakonisht i pasur, ai në fakt po i referohej numërimit të tij të ndjekësve në Instagram.

Në më pak se katër javë më parë, seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.

“The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

Së fundmi, regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka folur për intensitetin e prodhimit të shfaqjes, duke zbuluar se ai humbi dhëmbë të shumtë gjatë xhirimit të serialit.

Krijuesi i fenomenit Netflix ka shpjeguar sesi stresi i xhirimit të serialit u shfaq në një mënyrë shumë fizike, duke rezultuar që ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë punës.

“Në anën time të majtë, unë ende nuk kam dy molarë,” tha ai në një intervistë me Shkollën e Filmit CNN këtë javë. “Më duhet të bëj implant, por nuk kam pasur kohë”.

“Shkrimi, prodhimi dhe drejtimi i një seriali vetëm ishte me të vërtetë një detyrë kaq e madhe”, shtoi ai, duke reflektuar në sezonin e parë.

“Kur mendoj të bëj të njëjtën gjë për sezonin e dytë, personalisht jam disi i shqetësuar. Nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin, por kaq shumë njerëz janë entuziastë saqë me të vërtetë po e mendoj atë”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë nga…