Haradinaj: Prezenca e KFOR-it vazhdon të mbetet e nevojshme

16 tetor 2019 | 14:25

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar shumëkombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka arritur të ruajë dhe promovojë paqen dhe stabilitetin në vend, si vlera të pacenueshme.

Sipas tij, prezenca dhe roli i KFOR-it, vazhdon të mbetet i nevojshëm.

“Kolonelin Ruggiero Capodivento e falënderova për angazhimin e deritashëm në shërbimin e tij në Kosovë, derisa i urova mirëseardhje në këtë detyrë Kolonelit Paolo Pelosi. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoj me gjenerallejtënant Giovanni Nistri, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Karabinierëve, i cili mori pjesë në këtë ceremoni. Kosova ka arritur të ruajë dhe promovojë paqen dhe stabilitetin në vend, si vlera të pacenueshme, falë edhe të angazhimit të misionit të NATO-s. Në këtë drejtim, prezenca dhe roli i KFOR-it, vazhdon të mbetet i nevojshëm”, ka deklaruar Haradinaj.

Image may contain: 7 people, people standing and suitImage may contain: 4 people, people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Botërore e Standardeve 2019 u shënua të mërkurën në…