Haradinaj: Propozimi i parë për statutin e Asociacionit, brenda afatit

31 korrik 2018 | 19:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se hartimin i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një proces dhe rezultati i parë, në formë propozimi, dhe sipas tij do të jepet më 4 ose 5 gusht.

“Megjithatë, procesi do të vazhdojë. Fillimisht, do paraqitet statuti i hartuar nga ekipi menaxhues. Më pas, Qeveria dhe të tjerët mund t’i kenë vërejtjet ose këshillat e tyre. Në fund duhet të jemi të sigurt që është në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ashtu siç edhe e thotë marrëveshja”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për medie të martën.

Brukseli zyrtar pret nga pala e Kosovës që në afat deri më 4 gusht ta hartojë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën kur grupi parlamentar 6+ ka kërkuar nga kryeministri…