Haradinaj publikon fjalimin që deshi ta paraqes para deputetëve në seancën e së enjtes

22 shkurt 2018 | 22:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar fjalimin të cilin e kishte bërë gati ta paraqes në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, seanca e së enjtes ku ishte paraparë te paraqitej Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është shtyrë për të premten.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Hardinaj:

Të dashur qytetarë!

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:

Të nderuar deputetë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

Ky Ligj ka 4 nene dhe po ashtu përmbanë:

Dokumentacionin zyrtar të Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,

Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018

Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova:

Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit,

Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian

Ju faleminderit.

Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme! RH.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri sot në Kuvend kishte marrë…