Haradinaj: Pushimin në Zvicër e kam paguar vetë

04 janar 2018 | 13:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të tij dhe i kanë kushtuar vetëm 7 000 euro.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi që mediet ditë më parë kanë raportuar se pushimet e kryeministrit Haradinaj në Zvicër, janë ndër më të shtrenjtat dhe se ai qëndroi në një ndër hotelet më të shtrenjta atje.

Haradinaj i ka bërë këto komente gjatë një vizite në komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, me të cilin kanë diskutuar për shumë çështje, si arsimi, sporti, shëndetësia, biznesi dhe të tjera.

Po në këtë takim u bisedua edhe për procesin zhvillimor të komunës dhe reformat ekonomike në nivel të vendit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 11 qershor të vitit 2017, ditën kur u mbajtën…