Haradinaj: Qeveria ende s’e ka marrë shkresën rreth Speciales

22 janar 2018 | 15:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria ende nuk ka pranuar zyrtarisht nga Kuvendi materialin rreth iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Gjatë vizitës në komunën e Obiliqit, kryeministri ka thënë se nuk e di se si të veprojë, pasi që ende nuk e kanë marrë materialin, transmeton ksp.

“Është praktikë kjo procedurë, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën dhe nuk e dimë çka përmban shkresa ose materiali i drejtuar. Por, ekzistojnë marrëdhëniet standard qeveria është e respektueshme ndaj parlamentit dhe e respekton çdo kërkesë, çdo procedurë. Nuk di si të iu them, si do të veprojmë për shkak se ende nuk e kemi marrë dhe nuk e dimë çka përmban kërkesa”, ka thënë Haradinaj.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ta dërgojë në Qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej thirrjeve për arritjen e një konsensusi nacional, subjektet…