Haradinaj: Qeveria Kurti të shkojë në shtëpi

29 gusht 2023 | 13:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj , ka thënë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion.

Sipas tij mocioni është mënyra e duhur për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciuar mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se zgjidhja e duhur për vendin do të ishte tërheqja e qeverisë Kurti.

“Në Kuvend, pra Kurti dhe qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë, para Kuvendit, para Kosovës. Po shpresoj po ashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është që të shkojë në shtëpi qeveria Kurti”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët se “çfarë ndodh nëse nuk shkon qeveria Kurti?”, Haradinaj është përgjigjur: “Shkon, shkon”.

Më tutje, Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria të kthehet me aleatët.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë sonë që të kthehet me aleatët. Me u kthye me Amerikën, NATO-n, me BE-në. Fatkeqësisht Kurti dhe kjo qeveri kanë zgjedhur rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës. Do t’i rriten edhe parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë” ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë pajtohen për…