Haradinaj, Ramës: Merru me shpikjet tuaja brenda Shqipërisë

16 shkurt 2018 | 22:21

Kreu i ekzekutivit në Kosovë, Ramush Haradinaj,  i ka dërguar porosi homologut të tij në Shqipëri, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, i  ka thënë Ramës mos të merret me shpikjet politike në Kosovë, por të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka thënë Haradinaj.

Shkas për këtë mund të jetë bërë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës. Ai  gjithashtu deklaroi se kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Uashington sjell video mesazhin nga Ambasadorja…