Haradinaj reagon pas shkarkimit të koordinatorëve nacionalë

12 shkurt 2020 | 13:45

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë Kurti për t`i shkarkuar shtatë koordinator nacional, të cilët ishin emëruar gjatë qeverisjes së tij.

Në profilin e ti në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se nga këto vendime pësuan dy profesionit.

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z. Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z. Mendim Rugova. Për Mendim Rugovën le ta dinë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse nuk u bë publike, mediet amerikane kanë zbuluar…