Haradinaj: Reforma e administratës publike do të përmbyllet në afat optimal

13 korrik 2018 | 10:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e reformës së administratës publike.

Në këtë takim me theks të veçantë është biseduar për procesin e finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë.

Lidhur me këtë temë kryeministri Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha çështjet që ndërlidhen me reformën në administratën publike të përmbyllen në afat optimal.

“Këto ligje rregullojnë administratën shtetërore që ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe që janë shtylla e një shteti funksional”, ka deklaruar Haradinaj.

Në këtë takim palët janë pajtuar që institucionet e Kosovës me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të finalizojnë hartimin dhe miratimin e pakos së ligjeve të administratës publike të cilat kanë kaluar nëpër një proces të gjatë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka shkruar historinë për vendin e vet për shkak…