Haradinaj: Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të jetës

06 prill 2018 | 10:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom, ka thënë se ndonëse janë ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të jetës.

Haradinaj ka theksuar se Qeveria që drejton është e përkushtuar që secili komunitet që jeton në Kosovë të jetë i barabartë dhe përfaqësuar njësoj në shoqëri.

Ai ka falënderuar komunitetin rom për partneritetin në qeverisje për temat e rëndësishme për vendin.

“Kemi strategji, por është koha për implementim të saj në bashkëpunim me të gjitha institucionet”, ka thënë Haradinaj.

8 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom. Për herë të parë është vendosur në vitin 1971 në Londër, së bashku me flamurin dhe himnin rom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me…