Haradinaj: Selia e Speciales duhej të ishte në Kosovë, nuk i prishim raportet me miqtë

23 dhjetor 2017 | 20:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet respektuar mendimet e deputetëve të Parlamentit si kudo tjetër në botën demokratike.

“Duhet gjetur zgjidhjen më të mirë për çështje të ndryshme, e të cilat nuk do ta dëmtonin as Kosovën e as marrëdhëniet shumë mira që i kemi me miqët tanë perëndimor. Sa i përket Gjykatës Speciale personalisht mendoj se selia e saj ka qenë dashur të ishte në Kosovë e jo jasht vendit, sepse kështu mund të ketë mundësi të raportohet gjithqysh nga ato që ndodhin në atë gjykatë. Ndërsa sa i përket marrëdhënieve tona me BE ua them se nuk e ndjejmë veten mirë kur në Bruksel Kosova nuk përfaqësohet si duhet, si shtet sovran, me flamur e tjera që do të na bënin të ndjehemi të barabartë me të tjerët”, deklaroi Haradinaj në një intervistë për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja ruse Maria Sharapova ka folur për vitin që po…