Haradinaj sërish akuzon Zybën: Mori përsipër trafikimin e votave për zgjedhjen e presidentes

07 prill 2021 | 13:44

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka tentuar të “trafikojë” vota në grupin parlamentar të AAK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai në një konferencë për medie, ka bërë me dije se i është kërkuar edhe atij të takohet me Zybën, por ka refuzuar një takim të tillë.

Haradinaj ka treguar se u ka thënë atyre se mund të takohet vetëm me kryetarin e LV-së, Albin Kurti.

“Z. Zyba ka kontaktuar me deputetë tanë. Njëri nga këta deputetë ka kërkuar takim me mua. Pas kësaj, ai ka kërkuar që edhe unë të takohem me të, me z. Zybën. Përgjigja ka qenë se ju jeni sekser dhe nuk takohem me ju, por jam i gatshëm me u takuar me kryetarin e partisë, z. Kurti, kur ai e vlerëson, por ndalni këto praktika të presionit, presion serioz, presion i gjithanshëm, pos joshjes. Z. Zyba është sekser klasik, i cili e ka marrë përsipër në emër të partisë të vet trafikimin e votave”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se mund ta ballafaqojë me deputetin dhe ata, të cilëve, sipas tij, Zyba u ka shkuar në shtëpi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti…