Haradinaj: Shkodra është adresa e kombit tonë

24 tetor 2018 | 10:44

“Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nepër shekuj. Me rastin e vizitës zyrtare, e fillova ditën me homazhe tek shtatorja e kryengritësit të shquar për liri e pavarësi kombëtare, Isa Boletini”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, me rastin e vizitës së tij në Shkodër.

Ai ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë toke. 

“Tani na mbetet të reflektojmë, që brezave që vijnë, t’u lëmë prapa sa më pak çështje historike të pazgjidhura”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, do të bëjë…