Haradinaj shpalos programin e AAK-së, premton fond prej 1 miliard eurosh

18 janar 2021 | 15:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar të hënën Programin zgjedhor për vitin 2021-2025, duke bërë me dije se partia e tij ka planifikuar një fond prej 1 miliard eurosh për ta nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë.

“Aleanca hyn me bindjen për fitore në këtë proces. Ju siguroj për punë të kryera si në nivel komunal e nacional. Veçoj disa punë të kryera që besojmë se e meritojmë besimin e qytetarëve. Kemi rreth 24 punë si Ushtrinë e Kosovës, një nga ngjarjet me rëndësi, pronësinë mbi ‘Trepçën’, ku minatorët janë aksionar të 20 për qind të saj. Kemi pavarësinë energjetike të Kosovës. Kryeqytetin e bëmë me ligj. Po vonohet ligji për paga që nuk po gjen zbatim me atë të cilit do zgjidhej statusi financiar i mjekëve e policëve”.

“Kemi edhe një arsye që është programi që do ta shpalosim sot. Programin katërvjeçar që është i plotë e i kompletuar. E para është ekonomia, një plan i detajuar me formulë si të dilet nga kriza e pandemisë me një fond prej 1 miliard euro”, ka thënë Haradinaj, duke treguar edhe detaje të tjera nga ky program.

“Shtylla e tretë janë fushat sektoriale si arsimi, shëndetësia, sporti që ka pasur mangësi në menaxhimin e këtyre”.

“Do t’i japim theks të veçantë anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…