Haradinaj shpalos zotimet për punësim e personat me aftësi të kufizuara

23 shtator 2019 | 11:57

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pjesëtarët e “Handikos”, para të cilëve ka shpalosur zotimet për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend.

“I lumtur që vizioni ynë zbatues ka rezultuar me veprime konkrete siç është vendimi për pensionin për rreth 2.500 qytetarë kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji, si dhe miratimin e Rregullores për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”.

“Me vullnetin dhe punën e të gjithë neve do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë. Po sot, bashkë me anëtarët e ‘Hendikos’-it kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people sitting, screen and indoorImage may contain: 3 people, outdoor and indoorImage may contain: 1 person, sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi se dy rafineri të rëndësishme nafte në Arabinë ishin…