Haradinaj-Stublla: Kurti ta shtyjë afatin për targat, në mirëbesim ndaj Amerikës!

23 tetor 2022 | 10:51

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta shtyjë afatin për target në mirëbesim ndaj ShBA-ve.

“Dy muaj më parë, Kurti kushtëzoi shtyerjen me heqjen e barrikadave nga bandat kriminale të Vuçiqit, duke i bërë praktikisht ata hisedarë të ‘paqes dhe rendit e ligjit’ në veri. Nëse nuk ka shtyerje të re, është e pritshme që bandat do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri. Këtë herë, kryeministri Kurti t’ia falë mirëbesimin aleatit tonë amerikan dhe të pranojë një shtyerje të fundit fare për konvertimin e targave, e mos të pritet derisa bandat kriminale riaktivizohen dhe rrjedhimisht bëhen sërish palë vendimtare në shtensionimin e situatës me kushtëzime ndaj Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se qeveria duhet të bëjë shtyerjen vetëm edhe për dy muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe po ashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS.

“Më pas, ky lëshim (lexo: koncesion) të përdoret si levë në dialog për të shtuar presionin ndaj Serbisë si palë destruktive dhe kërcënuese e vazhdueshme e sigurisë/paqes në Ballkan, si dhe për të avancuar shtrierjen e pakompromis të rendit e ligjit në veriun e vendit”, ka shkruar ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të gushtit të kaluar, Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund…