
Haradinaj-Stublla priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë
17 dhjetor 2020
| 16:59
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jaan Brathu, i cili është duke e përfunduar misionin e tij.
Shefja e diplomacisë kosovare dhe Brathu kanë diskutuar për situatën aktuale në vend, për rolin e OSBE-së dhe bashkëpunimin e këtij misioni me institucionet e Kosovës.
Në këtë takim është biseduar edhe për situatën pandemike, që ka pasur ndikim edhe në punën e institucioneve të Kosovës dhe të Misionit të OSBE-së.
Ministrja ka falënderuar kreun e deritanishëm të OSBE-së për punën e tij në Kosovë dhe i ka uruar sukses në detyrat e reja.