Haradinaj: Suksesi në Klinë e ka emrin Zenun Elezaj

12 tetor 2021 | 16:58

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Klinë ka thënë se vota për Zenun Elezajn dhe vota për Aleancën është votë për një qëndrueshmëri në zhvillim, pa ndërprerje e pa këputje, pa hezitime, por një vazhdim i një storie suksesi që veç është dëshmuar.

Haradinaj duke kërkuar votën e qytetarëve, e ka cilësuar kryetarin Zenun Elezajn si njeri që “na ka bërë krenarë, na ka nderu me punë, e ka dhënë kulturën më të mirë të qeverisjes”.

Ai gjithashtu ka thënë se asamblistet dhe asamblistët janë të gjithë të përzgjedhur, duke i cilësuar si njerëz me profesione të ndryshme dhe që kanë devotshmëri për punë.

“Shpresën e shohim për Kosovën tek njerëz si profesori i nderuar, Zenun Elezi, tek ju që keni dhënë shembull të mirë, tek kualitetet tuaja, tek vullneti juaj i madh me e kthy qeverisjen në storie suksesi të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Port, Durrës- Një tjetër kontejner me kokainë ka rënë në…