Haradinaj: Sundimi i ligjit, prioritet i qeverisë

26 qershor 2019 | 14:50

Kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë të Qeverisë me EULEX-in, në rolin këshillëdhënës, sot ka zhvilluar takim pune me shefen e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, me të cilën ka bashkëbiseduar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.

Haradinaj ka theksuar se institucionet vendore kanë ngritur kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në tërë territorin e Kosovës.

“Vlerësuam se, hapat konkretë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si e vetmja rrugë që garanton zhvillimin e vendit, kanë shënuar progres të dukshëm”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, është shprehur optimist…