Haradinaj takohet me Merkelin më 6 qershor

21 maj 2019 | 14:42

Kryeministri Ramush Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Gjermani në një vizitë dyditore.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka konfirmuar se Haradinaj ka marrë ftesë të kreut të Bundestagut për këtë vizitë, raporton “Klan Kosova”.

“Me ftese të kreut të Bundestagut gjerman do të merr pjesë në lutjet e mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me kancelaren Merkel”, ka thënë Gashi.

Haradinaj gjatë kësaj vizite do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas trajtimit të rreth 800 qenve endacakë nga Komuna e…