Qentë endacakë trajtohen ligjërisht nga komuna e Prizrenit

21 maj 2019 | 14:38

Pas trajtimit të rreth 800 qenve endacakë nga Komuna e Prizrenit vitin e kaluar, është paraparë që të trajtohen edhe 2000 qenë të tjerë.

Komuna e Prizrenit ka kontraktuar sërish një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vitet e ardhshme për kapjen e tyre, trajtimin duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast të konstatimit për gjendjen e mirë shëndetësore edhe lëshimin në vendin ku janë kapur.

“Për të qenë sa më efikas në trajtimin e qenve, ftojmë qytetarët për bashkëpunim, të cilët i lusim që në rast se haset tek qentë të patrajtuar (nëse nuk kanë kapëse në vesh), të na raportojnë menjëherë në Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Trajtimi i qenve endacakë ka për qëllim kujdesin mjekësor dhe mbajtjen nën kontroll të shtimit të tyre, duke shërbyer në dobi të qytetarëve por edhe vetë këtyre qenve”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Komunitete në Komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen…