Haradinaj takohet me presidentin e Malit të Zi, bisedojnë për çështjen e demarkacionit

19 maj 2022 | 15:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar të enjten me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Haradinaj ka bërë me dije se me Gjykanoviqin ka biseduar për çështje e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj përmes llogarisë se vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror dhe se këto dy shtete do qëndrojnë bashkë përballë çdo rreziku që ka qëllim destabilizimin e Ballkanit.

“Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror. Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, kaloi dhe takimi me presidentin Milo Gjukanoviq. Bashkë do të qëndrojmë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, bashkë në rrugën euroatlantike, bashkë në agjendat e tjera me rëndësi për të dyja shtetet, e po ashtu bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”, ka shkruar Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se e ka falënderuar presidentin e Malit të Zi për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Falënderova presidentin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…