Haradinaj takohet me Ramën, flasin për zbatimin e marrëveshjeve të dy qeverive

11 janar 2018 | 16:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama, po ashtu kanë biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e vet për ankesat…