Shqipëria, ekonomia e tretë më e zhvilluar dhe më e pasur në Ballkanin Perëndimor, Kosova zë vendin e fundit

12 maj 2026 | 14:55

Nga Altin Ahmeti

Serbia ekonomia më e zhvilluar dhe e pasur në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e treta ndërsa Kosova zë vendin e fundit

Ky listim është bërë në bazë të GDP-së për kokë banori nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas këtyre të dhënave për vitin 2026, Serbia arrin rreth 15 900 euro të ardhura për kokë banori në vit, Shqipëria rreth 11 500 euro, Maqedonia e Veriut rreth 11 000 euro, Bosnjë e Hercegovina rreth 9 850 euro, ndërsa Kosova rreth 8 250 euro, duke mbetur në fund të renditjes rajonale.

FMN-ja thekson se këto diferenca pasqyrojnë struktura të ndryshme ekonomike, nivelin e industrializimit, investimet e huaja direkte, produktivitetin e punës dhe varësinë më të madhe të disa vendeve nga remitencat dhe sektori publik.

Në këtë kontekst, Serbia ruan avantazhin për shkak të ekonomisë më të madhe dhe më të diversifikuar, ndërsa vendet e tjera të rajonit vazhdojnë të kenë ritme më të ngadalta zhvillimi. Parashikimet deri në vitin 2031 sugjerojnë se kjo renditje e përgjithshme nuk pritet të ndryshojë ndjeshëm, edhe pse të gjitha vendet do të shënojnë rritje graduale të të ardhurave për kokë banori, duke mbajtur diferencat ekzistuese mes tyre.

May be an image of text that says 'Vendi Serbia Serbia 2026 (€) 2031 (€) ~15,900 Montenegro ~23,300 Albania ~15,100 € ~19,500 ~11,500 € North Macedonia ~16,000 Bosnia and Herzegovina ~11,000 ~11,000~15,100 ~15,100 ~9,850€ € ~13,000 ~8,250 € ~11,500'May be an image of text that says 'Vendi Statusi Serbia Lider ekonomik në rajc (industria + investime huaja) Montenegro Lartë për shkak të turizmit dhe popullsis vogël Albania Rritje nga turizmi dhe ndërtimi North Macedonia Ekonomi e vogël por stabile Bosnia and Herzegovina Kosovo Rritje me më e ngadalshm Baza me e ulët, por rrit më e shpejtë përqindo'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një angazhimi disa mujor, Drenes tashmë i është besuar…