Haradinaj takoi Theresa May, Britania e Madhe ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës

27 shkurt 2018 | 20:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë  se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit të tij me kryeministren e Britanisë Theresa May. Takimi i zhvilluar mbrëmë në Londër, sipas Haradinajt shprehu edhe një herë mbështetjen që ka shteti i Kosovës.

“Bashkëbisedim me kryeministren, Theresa May, gjatë pritjes së mbrëmshme në 10 Doëning Street. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë njëri ndër aleatët më të mëdhenj të popullit dhe shtetit të Kosovës. Konfirmova pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Samitin e Londrës, në korrik. RH”, shkroi Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet…