Pacolli, Daçiqit: Bashkëngjitju botës së civilizuar, bëj diçka konstruktive

27 shkurt 2018 | 20:32

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj komenteve të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, lidhur me njohjen dhe mosnjohjen e Kosovës nga vende të ndryshme botërore.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, Pacolli i ka bërë thirrje Ivica Daçiqit të bëjë “diçka konstruktive” që do t’i hynte në punë dikujt.

“Si përgjigje ndaj ironizimit të Daçiqit rreth vendeve që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur Kosovën. Mundem vetëm të them se do të ishte ndonjë mrekulli nëse Daçiqi do të bënte diçka konstruktive, që do ti hynte dikujt ne pune”, ka shkruar Pacolli.

“Si duket, ai nuk ka çka të bëj, e lavdërohet me destruktivitetin e tij. Daçiq duhet ta di se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, është e faktorizuar si shtet dhe 2/3 e botës e njohin këtë realitet, për çka e ftoj edhe Daçiqin që ti bashkangjitet botës së civilizuar dhe konstruktive”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj…