Haradinaj takon emisarin norvegjez për rajonin

09 tetor 2019 | 15:18

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, me të cilin ka diskutuar mbi dinamikën e ardhshme në mes të dy shteteve dhe proceset tjera të rëndësishme për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Norvegjia ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në vazhdimësi.

“Potencova faktin se Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropës, me të drejtë i takon kësaj familje të madhe dhe në këtë rrugëtim tonin, kërkojmë mbështetjen e Norvegjisë. Theksova po ashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pa kushte, si proces i rëndësishëm për njohje reciproke, në kufijtë ekzistues dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të diskutimit në parlamentin holandez për hapjen e…