Haradinaj takon Escobarin: Angazhimi serioz i ShBA-së do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë – Serbi
13 dhjetor 2022
| 10:49
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se beson se ky angazhim serioz i ShBA-ve do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë-Serbi.
“Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep ShBA-ja”, ka shkruar Haradinaj.



