Haradinaj takon sekretarin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

19 shkurt 2022 | 09:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar Ismet Smajlin, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Haradinaj ka theksuar se takimet me shqiptaro-amerikanët që morën rrugën e mërgimit e u bënë shembuj suksesi, janë gjithmonë kënaqësi.

“Mirënjohës për dedikimin e tyre të shkëlqyer për Atdheun tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara…