Haradinaj: Taksa s’ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë e Rusinë

16 janar 2019 | 11:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia nuk do të hiqet

Ai ka thënë se kjo taksë nuk ka të bëjë me Amerikën, e cila ka kërkuar heqjen e saj, por me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia nuk është e gatshme të na njohë. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën, ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”, ka thënë Haradinaj pas vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Haradinaj, ka thënë se fytyrën e Serbisë do ta shihni nesër kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të qëndrojë në Beograd.

“Na jemi kufi me Serbinë e Rusinë, fytyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë e dini cila është. Mos u mërzitni për këtë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije…