Haradinaj: Të rinjtë tanë kanë potenciale të jashtëzakonshme

29 nëntor 2018 | 11:58

Kryeministri vendit, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ishte dëshmitar i shpalosjes së ideve inovative në fushën e inxhinierisë, e cila tregon për potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës.

“Në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, u bashkova me inxhinierët e ardhshëm dhe profesorë në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Sot, isha dëshmitar i shpalosjes së ideve inovative në fushën e inxhinierisë, që është tregues për potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Studentëve, krahas Kampit Inovativ Trajnues gjerman në Prizren, iu shtua edhe një inkubator për nisje të bizneseve, ekspertizë dhe hulumtime praktike. Përmes ndërlidhjes së botës akademike me bizneset dhe tregun e punës, po ndryshojmë kursin e ekonomisë sonë, duke e bërë atë të konkurrueshme në BE dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i bëri thirrje NATO-s që…