Haradinaj thotë se ka punuar pa hile për Kosovën

16 shtator 2019 | 15:45

Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim me qytetarët e Podujevës, ka numëruar rreziqet në të cilat ishte Kosova, e të cilat sipas tij i ka zgjidhur gjatë mandatit si shef i Qeverisë.

“Punët e sodit duhet t’i bëjmë me besnikëri ndaj vendit tonë, por edhe me vizion. Nëse nuk punojmë me besnikëri, me dashuri të vërtetë ndaj vendit dhe për qytetarët, i bie që nuk po i shërbejmë Kosovës, nuk po i shërbejmë popullit tonë, por sipërfaqësisht”.

“Ne duhet të jemi populli i Kosovës. Kemi kryer punë me besnikëri, jo me hile. Kosova ishte në rrezik të copëtohet, ishte në rrezik të ndodhë lëvizja e kufirit. Ishim në rrezik të ktheheshim më 16 shkurt 2008, por e tejkaluam. Kosova ishte në rrezik me u mbajt pezull padrejtë, për ushtrinë e vet. E tejkaluam, e kemi ushtrinë tonë. Kosova ishte në rrezik që disa pasuri të veta të bëhen të përbashkëta me fqinjin tonë, si rasti i ‘Trepçës’. Janë 100 për qind të Kosovës. Shteti ynë ishte në rrezik të mbetej veç si konsumator që blen mallin e huaj e që punojmë për të tjerët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, i cili është kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve të Podujevës më 6 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit e “General Motors”, kanë filluar një grevë këtë të…