Haradinaj thotë se koalicioni që ai i prinë po kthehet “në forcë serioze politike”

19 mars 2024 | 19:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni të cilit i prinë, atë me Nismën Socialdemokrate dhe Listën Konservatore, “është kthyer në forcë serioze politike”, përcjell Reporteri.net.

Haradinaj ka thënë se besimi për Aleancën po rritet e zgjerohet si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës por edhe tek aleatët.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë. Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë për Aleancën si koncept politik.

“Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik, për të ofruar ndryshimin e nevojshëm. Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo…