Haradinaj tregon masat që po ndërmarrin për shpëtimin e PTK-së

14 maj 2019 | 11:51

Kryeministri i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshëm për gjendjen ne Telekomin e Kosovës ka njoftuar për hapat që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës për shpëtimin e kësaj ndërmarrje publike.

Haradinaj ka thënë se interesin e kompanisë publike nuk ja ka borxh askujt.

“Pas rezolutës, Qeveria ka kërkuar menjëherë që auditori të fillojë auditimin. Qeveria e Kosovës nuk ka tërhequr devident nga Telekomi. Kjo Qeveri nuk ka marr para. Ka filluar devidimi i marrëveshjes së Agron Mustafës dhe kjo marrëveshje është anuluar. ARKEP-i ka pranuar komentet edhe është në përfundim të procesit. Kodi +377 është ndërpre, kodi +386 do të ndëprehet më 1 qershor. Kontrata me ‘Z Mobile’ është lidhur me licencë”.

“Unë e njoh Blerim Devollin, e respektojë. Mirëpo interesin e kompanisë publike nuk ja kam borxh askujt me quar dëm për hatër të një sipërmarrësi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar përgjegjësit në Telekom që të mos bëjnë veprime në dem të Telekomit të Kosovës, pasi siç thotë ai, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Çdo kush që mban përgjegjësi sot në Telekom, nëse dëmtojnë interesin e kompanisë, atëherë ata do ta mbajnë përgjegjësin ligjore. Ne nuk e pasurojmë Kosovën duke dëmtuar kompaninë publike në interes të një operatori privat. Unë kam një numër të masave që jemi duke ndërmarr për rikthimin e gjendjes në kompani. I bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi në Telekom të mos marrin veprime në dëm të kompanisë publike, sepse do të përgjigjën para ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përshkallëzimi i luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës ka tronditur…