Haradinaj tregon nëse është duke biseduar me Kurtin për koalicion

23 nëntor 11:27

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mohuar se janë duke bërë pazare me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje. Ai gjithashtu ka mohuar se janë duke kërkuar dy ministri si kusht për t’u përfshirë në koalicion.

“Nuk është Aleanca me mbyllë gropa të koalicionit tjetër. Mos na keni përzi me ndonjë parti tjetër”, ka thënë Haradinaj në “Argument Plus”.

Ai tutje shtoi se do të qëndrojnë si opozitë, sipas tij do ta përkrahin qeverinë kur mbajnë qëndrime të drejta, ndërsa do ta kundërshtojnë kur mendojnë se po e dëmtojnë vendin.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna ka publikuar në faqen e saj në Instagram disa…