Haradinaj: “Trepça” duhet të kthehet në funksion të zhvillimit ekonomik

12 prill 2018 | 15:43

“Qeveria e Kosovës është e interesuar që ‘Trepçën’ ta kthejë në këmbët e veta, ngase ‘Trepça’ ka rëndësi të madhe për Kosovën”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në takimin me anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”.

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u bisedua për punët që e presin Bordin e ri, për hartimin e statutit të “Trepçës”, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare si dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues, për të cilat kryeministri Haradinaj ka thënë se duhet të përfundojnë shumë shpejtë.

Haradinaj i ka inkurajuar anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës që të punojnë si ekip për ta rikthyer “Trepçën” në funksion të zhvillimit ekonomik dhe për t’ia rikthyer asaj namin e dikurshëm.

Ai ka thënë se i kupton problemet të cilat e presin Bordin e ri të “Trepçës”, por ka kërkuar angazhim nga të gjithë në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në garën e dytë të Evropës, sot zhvillohet katër ndeshje,…