Liga e Evropës sot mëson katër gjysmëfinalistët

12 prill 2018 | 15:36

Në garën e dytë të Evropës, sot zhvillohet katër ndeshje, ku do të mësohen katër gjysmëfinalistë. Ndeshjet fillojnë nga ora 21:05.

Arsenali do të udhëtojë në acarin rus ku do të përballet me CSKA Moskën. Anglezët kanë një avantazh të madh nga ndeshja e parë, pasi kanë fituar 4-1.

Marseille do të mundohen që të kthej rezultatin pasi në ndeshjen e parë kishte pësuar humbje me rezultat 1-0 nga RB Leipzing. RB Salzburgu zhvilloi ndeshje të mirë me Lazion, por humbi 4-2, ndërsa do të mundohen që të bëjnë më shumë në ndeshjen kthyese.

Në këtë ndeshje do të përballen Valon Berisha dhe Thomas Strakosha. Sulmuesi i shënoi në ndeshjen e fundit. Ndeshja e fundit zhvillohet mes Sporting Lisbonës dhe Atletico Madridit , ku madrilenët të parën e kishin fituar 2-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar…