Haradinaj: Urime, Dua! Kosova është me fat që në botë përfaqësohet me emrin tënd

11 shkurt 2019 | 10:21

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka uruar këngëtaren Dua Lipa për fitimin e dy çmimeve prestigjioze në Grammy Awards.

Haradinaj ka thënë se artistja Lipa edhe njëherë e ka dëshmuar që me punë dhe talent mund të kalohet çdo kufi.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot e ka…