Sot është hapur konkursi për ushtarë të rinj në FSK

11 shkurt 2019 | 09:52

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot e ka hapur zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1) – ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Afati i konkurrimit do të jetë nga sot: 11 shkurt deri më 22 shkurt 2019.

Konkursi është shpallur mbi bazën e Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së rekrutëve të rinj që do të pranohen në FSK.

Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1(ushtar) të FSK-së do të jenë: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë të përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-23 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit si dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë.

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes janë të parapara në konkurs. 

Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Për më shumë hollësi rreth konkursit, të botuar mund ta gjeni sot, në faqet e gazetës “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Dr. proc. Andriola Kambo Sot Tirana kryeqytet feston 99…