Shqiptarët në Zürich mobilizohen fuqishëm në mbështetje të PDK-së
Shqiptarët që jetojnë në Zürich po vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një mobilizimi të fuqishëm dhe një pjesëmarrjeje mbresëlënëse në aktivitetet e fundit.
Në një takim të organizuar nga nëndega e PDK-së në Zürich, i pranishëm ishte edhe kryetari i degës, z. Adhurim Krasniqi, ku u theksua uniteti dhe vendosmëria e strukturave dhe simpatizantëve të partisë në diasporë.
“Sonte nuk ishte vetëm një takim – ishte mobilizim! Së bashku treguam se jemi më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë. Energjia dhe gatishmëria jonë japin një mesazh të qartë: ne jemi gati! Le të dalim faqebardhë!”, ka deklaruar kryetari i nëndegës së PDK-së në Zürich dhe njëherësh sekretar i përgjithshëm i degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj.
Ky organizim konsiderohet si një dëshmi e angazhimit të diasporës shqiptare për të kontribuar aktivisht në proceset politike dhe zhvillimet në Kosovë.
#PDK #Zürich #Mobilizim



