Haradinaj uron kadetët e rinj të Policisë së Kosovës

18 prill 2024 | 12:26

Sot (e enjte) kanë diplomuar 445 kadetë të Policisë së Kosovës.

Ata i ka uruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Policia e Kosovës është krenari dhe na nderon çdo ditë me shërbimin e tyre.

“Policia e Kosovës është krenaria jonë! Me shërbimin e tyre na nderon çdo ditë. Rrugëtim të mbarë policëve të rinj që sot diplomuan dhe shumë suksese në karrierë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen i ka vendosur një çmim të madh të…