Haradinaj uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova e kupton më së miri luftën e popullit ukrainas

24 gusht 2023 | 12:31

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës.

“Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas”.

“Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngjashme, edhe urimet janë të përzemërta! Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heidi Klum zbulon se nuk ka mbajtur kurrë një dietë…